Argjentina nuk fal, Di Maria-show me dopietë dhe asistim për

Uncategorized | 4 vite më parë

Nuk mund të kishte një prelud më të mirë të Katar 2022 për Argjentinën. Në fakt, Albicelestes iu desh vetëm një pjesë loje për të mposhtur Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilët u rrëzuan në një rezultat 5-0 në ndeshjen e fundit miqësore para fillimit të sezonit. Pjesa e parë është një “poker” për skuadrën e Scalonit, që zhbllokoi sfidën në minutën e 17-të me Julian Alvarez në një asistim të Messit, më pas mes 25′ dhe 36′ protagonist është lojtari i Juventusit, Angel Di Maria: dopietë në 12 minuta për të mbyllur sfidën, në të cilën “Pulce” më pas firmosi për 0-4 momental.

Me rezultatin e arkivuar, Scaloni ndryshoi shumë skuadrën në pjesën e dytë duke aktivizuar Molina, Montiel, German Pezzella dhe interistin Correa, i cili arriti të gjejë rrugën e rrjetës me asistim nga De Paul, duke firmosur 0-5. Argjentina më shumë se gati për Botërorin: të martën më 22 nëntor do të ketë debutimin në grupin C kundër Arabisë Saudite.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme