Argjentina, trajneri Scaloni për Mesin: Do preferonim të mos i kishte ndodhur asgjë, por…

Trajneri i ekipit kombëtar të Argjentinës, Lionel Scaloni, shprehu optimizëm të kujdesshëm në lidhje me gjendjen e Lionel Messit përpara Kupës së Botës, duke deklaruar se “raportet fillestare nuk janë aq të këqija” pas alarmit të ngritur gjatë fundjavës pas një tendosjeje në kofshën e majtë të kapitenit argjentinas. “Logjikisht, do të preferonim që të mos i kishte ndodhur asgjë. Tani duhet të presim dhe të shohim se si përparon dhe, mbi të gjitha, çfarë testesh të mëtejshme do të kryhen”, tha Scaloni për DSports.
Messi, 38 vjeç, kërkoi të zëvendësohej të dielën gjatë ndeshjes së tij të fundit në Major League Soccer (MLS) para Kupës së Botës, pasi preku pjesën e pasme të kofshës së majtë. Klubi i tij, Inter Miami, njoftoi të hënën se ylli argjentinas po vuan nga “mbingarkesë e lidhur me lodhjen muskulore në kofshën e majtë” dhe se “kthimi i tij në aktivitet fizik do të varet nga evolucioni i gjendjes së tij klinike dhe funksionale”.
Fituesi i tetë herë Topit të Artë e ka menaxhuar me kujdes ngarkesën e tij të punës që kur iu bashkua Inter Miami në MLS në vitin 2023, me stafin që e pushon rregullisht gjatë periudhave veçanërisht të ngarkuara. Në vitet e fundit, ai ka kaluar një kohë të konsiderueshme në infermieri për shkak të problemeve me muskujt e kofshës, të cilat e detyruan të humbiste një pjesë të përgatitjeve me Miamin në fillim të vitit 2026.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




