Argjentinë, i moshuari shikon gjysmëfinalen nga një vitrinë:

Uncategorized | 4 vite më parë

Një “gjysh” i ulur në karrigen e tij ndjek gjysmëfinalen e Argjentinës kundër Kroacisë para vitrinës së një dyqani elektroshtëpiake. Imazhi u bë shpejt viral dhe pushtoi mediat e vendit të Amerikës së Jugut, duke nisur një ‘garë’ për të zbuluar se kush ishte ai plak i këndshëm dhe për t’i dhënë një televizor që ta lejonte të ndiqte Messin dhe shokët e tij. Fotoja është realizuar nga një dëgjues i radios “Reporte 100.7”, nga qyteti i Paranës. “Një imazh që na jep shumë për të menduar… E diel 18, të gjithë i bashkohemi”.

Më pas u zbulua se ai ishte një tregtar 82-vjeçar, Carlos Bejar, pronar i dyqanit të veshjeve “La Preferida”, një nga dyqanet më të vjetra të qytetit dhe që ndodhej jo shumë larg. Vendimi për t’u ulur dhe për të parë ndeshjet në rrugë ka pak të bëjë me një çështje ekonomike. Në të vërtetë, ajo e Kroacisë nuk ishte e vetmja ndeshje që ai e pa kështu: e kishte bërë edhe për ndeshjen kundër Holandës.

“Ishte për të qenë në gjendje të shihja me qetësi”, tha ai për mediat lokale. Megjithatë, fakti është se një kompani i dha atij një TV dhe një antenë dixhitale tokësore. Por për finalen e nesërme kundër Francës, Carlos ka parashikuar që të kthehet para vitrinës së elektroshtëpiakeve. “Përderisa nuk më dëbojnë, unë do të qëndroj me të”, tha ai. E të tjerë kanë paralajmëruar se do t’i bëjnë shoqëri…


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme