Ariol Zeneli, finalist i Europianit

Ariol Zeneli është tashmë në finalen e Kampionatit Europian të të rinjve në boks, në peshën deri në 51 kilogram, teksa gjithçka është duke u zhvilluar në Sofje të Bullgarisë. Zeneli në gjysmëfinale ka mundur moldavin Argatu Ilie Iliç me rezultatin teknik 5-0.
Në tre raundet vlonjati ka dominuar, ndërsa sipas vlerësimit të pesë gjyqtarëve anësorë pikët për të ishin 30-27, 30-27, 29-28, 30-27, 30-25. Më parë Zeneli ka eleminuar Kampionin e Europës në fuqi, që ishte nga Spanja, e në raundin e dytë sllovakun. Paraqitja është mbresëlënëse, ndërsa është e qartë që me të boksi shqiptar do të ketë një medalje më shumë ndërkombëtare.
Të enjten, të paktën edhe sipas trajnerit Gëzim Zeneli, Arioli zhvillon finalen e madhe duke kërkuar të jetë kampion Europe për të rinj si i vetmi përfaqësues i dorezave shqiptare në Bullgari.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




