Ariol Zeneli, nënkampion Europe

Sporte të tjera | 5 vite më parë

Ariol Zeneli është nënkampion Europe në boks për të rinj në Kampionatin që të enjten në mbrëmje ka përfunduar në Sofje të Bullgarisë. Në finalen e peshës deri në 51 kilogram, Zeneli ka patur përballë gjeorgjianin Gor Ajvazian, i cili, edhe sipas gjykimit të pesë arbitrave anësorë, ishte më i përgatitur se vlonjati. Pikët janë të ngushta, të cilat në fakt shkojnë në favor të gjeorgjianit, i cili e ka merituar medaljen e artë duke fituar 4-1.

28-29, 29-28, 28-29, 28-29 dhe 28-29. E megjithatë për Ariol Zenelin dhe boksin shqiptar, apo dhe për trajnerin Gëzim Zeneli, kjo medalje e argjendtë, që vjen pas asaj të bronztë të Alban Beqirit në Kampionatin Botëror, është sukses. Që tregon se sporti i dorezave në Shqipëri ka rritje dhe premton të tjera medalje ndërkombëtare.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme