Ariol Zeneli, shans për medalje europiane

Ariol Zeneli është përfaqësuesi i vetëm i boksit vlonjat dhe shqiptar në Kampionatin Europian të të rinjve, që është duke u zhvilluar në Sofje të Bullgarisë, 13 deri më 22 maj. Ariol Zeneli ka shkuar për të marrë medalje në këtë Europian dhe këtë e tregon fakti që në ndeshjen e parë ka arritur të fitojë ndaj boksierit spanjoll, i cili ishte Kampion Europë në fuqi.
Një fitore e madhe për boksierin vlonjat, që tanimë shpresohet të shkojë deri në fund në podiumin e medaljeve në këtë Europian.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




