Armeni, fillojnë zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Filluan sot në Armeni zgjedhjet e parakohshme parlamentare, shtatë muaj pas një lufte të shkurtër me Azerbajxhanin për Nagorni-Karabahun.
Si asnjëherë më parë, më shumë se 20 parti dhe blloqe politike po garojnë në këto zgjedhje në vendin e Kaukazit të Jugut, me 2,6 milionë persona me të drejtë vote.
Sipas sondazheve, zgjedhje do të fitohen nga ”Aleanca e Armenisë” e ish-presidentit Robert Kocharian pak përpara partisë ”Kontrata Civile” e kryeministrit, Nikoll Pashinyan.
“Rezultati i zgjedhjeve është plotësisht i hapur. Çdo gjë mund të ndodhë”, i tha analisti politik, Alexander Iskandarjan agjencisë DPA.
Këto votime do të vendosin indirekt të ardhmen e marrëveshjes së armëpushimit të 9 nëntorit me Azerbajxhanin, e cila u ndërmjetësua nga Rusia.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




