Arrestohet 25-vjeçari me kallashnikov në Tiranë, bashkëpunëtori shpallet në kërkim

Një 25-vjeçar nga Kurbin u arrestua në flagrancë në aksin rrugor “Pezë Helmës – Ndroq”, teksa lëvizte me automjet dhe dyshohet se po tentonte të shiste një armë zjarri tip kallashnikov me municion luftarak.
Operacioni i koduar “Dark Trade”, i finalizuar nga Policia e Tiranës, çoi gjithashtu në identifikimin e bashkëpunëtorit të tij, një 19-vjeçar nga Peza, i cili është shpallur në kërkim.
Arma e zjarrit u sekuestrua, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




