Arrestohet 42-vjeçari në Durrës për ndërtim të paligjshëm në pronë publike

Kronikë | 1 vit më parë

Kontrollet intensive në terren për evidentimin e ndërtimeve të paligjshme dhe lirimin e hapësirave publike të zëna në kundërshtim me ligjin, vazhdojnë në qytetin e Durrësit.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit (IMT), gjatë kontrolleve të zhvilluara në Lagjen nr. 4, zbuluan një objekt prej druri që po ndërtohej pa lejen përkatëse, në një pronë publike.

Në vijim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. B., 42 vjeç, banues në Durrës. Ai akuzohet për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, kryer për qëllime fitimi.

Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme ligjore.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme