Arrestohet i kërkuari nga Spanja për drogë, ekstradohet një tjetër nga Greqia, nga vjedhjet dhe dhuna e aksidentet, policia bën bilancin e 24 orëve

Aktualitet | 6 muaj më parë

Policia e Shtetit ka finalizuar dy operacione kundër shitjes së drogës dhe zbardhjes së një vjedhjeje të një shume të madhe parash, duke arrestuar 3 persona dhe sekuestruar qindra doza Cannabis Sativa.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kapur edhe 8 persona në kërkim kombëtar dhe 1 në kërkim ndërkombëtar për trafik droge. Në të gjithë vendin janë evidentuar dhjetëra raste kriminale, përfshirë dhunë në familje, vjedhje, krime mjedisore dhe shkelje të qarkullimit rrugor.

Rezultatet kryesore të strukturave policore në vend dhe ngjarjet e ndodhura gjatë 24 orëve të fundit

Janë finalizuar 2 operacione për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike dhe zbardhjen e vjedhjes së një shume të madhe parash. Janë arrestuar 3 autorë dhe janë sekuestruar qindra doza të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimin në Spanjë, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar i cili akuzohet nga autoritetet gjyqësore spanjolle, për kultivim dhe trafikim të narkotikëve.

Gjithashtu, janë kapur 8 shtetas të cilët ishin shpallur në kërkim kombëtar për mashtrim kompjuterik, krime kundër personit, krime kundër pronës etj.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 13 raste të tjera në të gjithë territorin, me 10 autorë të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për 3 raste po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 12 raste, me 2 autorë të arrestuar, 14 autorë të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 të shpallur në kërkim. Gjithashtu, është arrestuar 1 shtetas i dyshuar për ngacmim seksual.

Janë evidentuar 8 raste të dhunës në familje, me 2 autorë të arrestuar dhe 6 të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 5 kërkesëpadi për urdhër mbrojtjeje.

Është shpallur në kërkim 1 shtetas që ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është proceduar 1 shtetas që ka kryer veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës.

Është evidentuar 1 rast në fushën e lojërave të fatit, me 1 autor të shpallur në kërkim.

Janë evidentuar 4 raste të krimeve ekonomiko-financiare, me 5 autorë të proceduar në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast i krimeve kibernetike, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Në fushën e krimeve ndaj pronës janë evidentuar 9 raste, me 8 autorë të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për 1 rast po punohet për identifikimin e autorit.

Janë evidentuar 7 raste të krimeve kundër mjedisit, me 8 autorë të arrestuar, 6 të proceduar ne gjendje të lirë dhe 1 të shpallur në kërkim.

Janë evidentuar 5 raste të vjedhjes, me 2 autorë të arrestuar, 3 të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 të shpallur në kërkim.

Është arrestuar 1 shtetas dhe proceduar 1 tjetër, për kundërshtim/goditje të punonjësve të Policisë.

Janë arrestuar 8 shtetas dhe janë proceduar penalisht 7 të tjerë, pasi drejtonin mjetin, në gjendje të dehur/pa leje drejtimi, si dhe janë proceduar 3 shtetas që kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Në të gjithë territorin janë evidentuar 4 raste aksidentesh, me 7 shtetas të dëmtuar të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Janë proceduar penalisht 6 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Strukturat e Policisë Kufitare kanë proceduar 4 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit dhe kontrabandë të mallrave.

Interpol Tirana ka ekstraduar nga Greqia, 1 shtetas i cili është dënuar nga Gjykata e Durrësit, me 18 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i fëmijëve”, nëpërmjet dhunës, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, u transferua nga Gjermania, për të vuajtur dënimin në Shqipëri, 1 shtetas i dënuar me 8 vjet e 10 muaj burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, të kryer në Gjermani.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar reagim profesional, të shpejtë dhe anonimat të sigurt.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme