Arrestohet reperi Sean ‘Diddy’ Combs, prej kohësh përballej me akuzat për sulme seksuale

Botë | 2 vite më parë

Këngëtari i hip-hopit Sean “Diddy” Combs është arrestuar në Neë York City, ndërsa akuzat dhe detajet e çështjes kundër Combs janë të paqarta për momentin.

“Ne jemi të zhgënjyer me vendimin për të ndjekur atë që ne besojmë se është një ndjekje e padrejtë e z.Combs nga Prokuroria e SHBA-së,” tha avokati i tij Marc Agnifilo.

Avokati i Combs tha se muzikanti ka bashkëpunuar me hetimin dhe “u zhvendos vullnetarisht në Nju Jork javën e kaluar në pritje të këtyre akuzave”. Ekipi i tij pohon pafajësinë e tij dhe thotë se ai nuk ka “asgjë për të fshehur”.

Prokurori i SHBA-së për Distriktin Jugor të Nju Jorkut Damian Ëilliams konfirmoi arrestimin e tij.

“Më herët këtë mbrëmje, agjentët federalë arrestuan Sean Combs, bazuar në një aktakuzë të mbyllur të ngritur nga SDNY,” tha prokurori.

Sean “Diddy” Combs është përballur me një sërë padish për sulme seksuale dhe një hetim federal për trafikimin e qenieve njerëzore.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme