Arsenal armësh dhe kokainë në banesë, arrestohet 59-vjeçari në Shijak

Aktualitet | 7 muaj më parë

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “River”, duke arrestuar në flagrancë një 59-vjeçar në Shijak, pasi iu gjetën në banesë armë, municion dhe lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan: 2 pistoleta me krehra me fishekë, 3 armë gjahu, pjesë armësh, dylbi, një dron, 8 thika dhe armë të tjera të ftohta. Po ashtu u gjetën 24 doza kokainë.

Dyshohet se i arrestuari ka trafikuar armët me qëllim shitjen në Shijak. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Durrësit, ndërsa vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Postimi i plotë:

Shijak/Finalizohet operacioni i koduar “River”.

Sekuestrohen 2 armë zjarri, 3 armë gjahu, municion luftarak, armë të ftohta, sende të kundërligjshme dhe sasi Kokaine.

Arrestohet në flagrancë 59-vjeçari që i posedonte në banesë.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas i ka trafikuar armët me qëllim shitjen në Shijak.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “River”.

Në kuadër të ktij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. V., 59 vjeç, banues në Shijak, si i dyshuar për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë operacionit, u krye kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
-2 armë zjarri pistoletë me krehra me fishekë, 3 armë gjahu, municion luftarak i kalibrave të ndryshëm, pjesë armësh, 3 palë dylbi (1 për armët), 1 dron dhe 8 armë të ftohta (thika);
-24 doza të lëndës së dyshuar narkotike Kokainë, 1 peshore elektronike dhe 6 celularë.

Vijon puna për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këto veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme