Arsenal, Arteta: Është i dukshëm ndikimi i Amorim te Manchester

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta foli në konferencën për shtyp për Ruben Amorim, trajnerin e Manchester United, një skuadër me të cilën do të përballet të mërkurën në mbrëmje.
“Mund t’i shihen gjurmët e tij në projekt menjëherë. Ai ishte shumë i qartë. Ka qenë shumë i suksesshëm me Sportingun. Është i mrekullueshëm, pas kaq shumë vitesh, çfarë arriti atje, veçanërisht mënyra se si e bëri, ai ka sjellë energji dhe ide të reja për klubin dhe lojtarët, por ne duhet të fokusohemi në atë që duhet të bëjmë”.
Pas humbjes së Arsenalit ndaj Sportingut të Amorimit në Ligën e Evropës në vitin 2023, nuk mendohet për hakmarrje apo diçka të ngjashme. “Nuk do ta thosha kështu. Në futboll është thjesht të kesh një mundësi tjetër. Do të jetë shumë ndryshe. Kemi luajtur kundër Sportingut. Javën e kaluar dhe ishte shumë ndryshe nga dy vjet më parë”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




