Arsenal, Arteta: Kishim nevojë për këtë fitore

Angli | 6 vite më parë

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, komentoi për Sky fitoren  3-1 ndaj Chelsea: “Një fitore e shkëlqyer për ne. Në periudhën e fundit kemi mungesë të performancës, por mbi të gjitha rezultateve. Lojtarët dhe tifozët vuajtën: ata kishin nevojë për një fitore të veçantë, në një ditë të veçantë si Boxing Day dhe kundër një rivali si Chelsea”.

“Mund të jetë pika e kthimit për të rritur nivelin e vetëvlerësimit të këtij ekipi. Unë i di cilësitë e lojtarëve të mi, e di se ku mund të përmirësohemi dhe gjithashtu e di që ne mund të luajmë në të ardhmen si dhe sot. Në momentet vendimtare të lojës ne ishim më të mirë se Chelsea dhe me të drejtë kështu që fituam”.

“Ne e filluam garën mirë, ndryshe nga sa kemi bërë javët e fundit. Ne menjëherë krijuam mundësi, duke rritur nivelin e vetëvlerësimit. Sot si lojtarët e rinj ashtu edhe lojtarët më me përvojë luajtën shumë mirë, nuk dua të merrem me individët”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme