Arsenal,  Arteta:  Nuk kam nevojë për viktima, vetëm për luftëtarë

Angli | 6 vite më parë

Në konferencën e sotme për shtyp, përpara ndeshjes së Kupës Carabao kundër Manchester City të planifikuar për nesër në mbrëmje, trajneri i Arsenal, Mikel Arteta  bëri këto deklarata për të ardhmen e tij: “Nuk më pëlqen të mendoj për një lamtumirë të mundshme, sepse përndryshe do të mendoja në mënyrë negative, kështu që nuk mund ta bëj. Për momentin duhet të përpiqem të jem sa më pozitiv. Po kalojmë shumë vështirësi, gjëja e fundit që dua është të mendoj për probleme të tjera që vijnë në muajt e ardhshëm. Unë nuk po jetoj me atë lloj humori. E di përgjegjësnë që kam dhe pse jam këtu. Të gjithë e dinë që statusi ynë nuk do të zgjidhet në asnjë moment. Mendoj se brenda klubit, të gjithë janë të vetëdijshëm për kohën që duhet për të dalë nga ky moment. Të gjitha ato që ndiej nga brenda klubit është mbështetje dhe afërsi dhe të gjithë kanë besimin se do të dalim nga kjo periudhë të gjithë së bashku. Nëse lexoj të gjitha komentet në ekip, do të çmendesha dhe ka dy lloje njerëzish: luftëtarë ose viktima. Ka nevojë për luftëtarë dhe jo për viktima, sepse këta të fundit sjellin justifikime dhe negativitet dhe fajësojnë të gjithë përreth. Kam nevojë për njerëz që luftojnë, të gatshëm për gjithçka për këtë klub”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme