Arsenal, Arteta: VAR në Champions, i ndryshëm nga ai në Premier

Angli | 3 vite më parë

Fusha, por jo vetëm. Mikel Arteta gjithashtu trajton dhe çështjet aktuale në Premier League, si futja e offside gjysmë automatike nga sezoni i ardhshëm. Kjo është përgjigja e menaxherit të Arsenalit gjatë konferencës së djeshme për shtyp.

 “Mendoj se ishte një votim unanim që do të thotë se do të jetë më mirë, do të jetë më i shpejtë dhe më efikas. Le të shpresojmë se do të funksionojë dhe do të jetë shumë pozitive për ne. Dallimet mes VAR-it në Champions League dhe Premier League janë të ndryshme, dhe ne duhet të përshtatemi”.

Pikërisht te Champions League është fokusuar trajneri i Topçinjve. Të mërkurën e ardhshme skuadra e tij do të vizitojë Bayern-in për ndeshjen e dytë të çerekfinales. E nisim nga 2-2 në Emirates Stadium me Arsenalin, i cili domosdo duhet të bëjë bujë nëse dëshiron të arrijë në gjysmëfinale të kompeticionit.

 “Mendoj se ka shumë për të mësuar nga ndeshja e parë, veçanërisht për sa i përket mënyrës sesi e menaxhuam emocionalisht ndeshjen duke kaluar në epërsi dhe brenda 15 minutash me një ekip më të fortë. Ishte vetëm ndeshja e parë, kemi gjithçka për të luajtur në Mynih”.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme