Arsenali gjen sulmues në Portugali

Angli | 3 vite më parë

Arsenali tashmë ka një prioritet për merkaton e verës së ardhshme. Siç raportohet nga portali “TodoFichajes”, “topçinjtë” e Londrës kanë në shënjestër sulmuesin suedez Viktor Gyokeres, që luan me Sportingun e Lisbonës.

Arteta ka kohë që kërkon përforcime në repartin e avancuar dhe duket se drejtuesit e klubit kanë ndërmend që të plotësojnë kërkesat e teknikut.

Kartoni i lojtarit të Sportingut të Lisbonës vlerësohet rreth 45 milionë euro dhe anglezët duket se janë të gatshëm të bënin çdo çmenduri për të siguruar shërbimet e tij.

Viktor Gyokeres ka spikatur këtë sezon me klubin portugez, duke shënuar 32 gola në 35 ndeshje të luajtura.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme