Arsenali nuk gabon, fiton edhe Liverpool

Raundi i 18-të i Premier Ligës solli një tjetër fitore për Arsenalin. Skuadra e Artetës mposhti Brighton me rezultatin 2-1 në Emirates, me Odegaard që shënoi në minutën e 14-të, asistuar nga Saka. Autogoli i Rutter më pas i lejoi Topçinjve të dyfishonin epërsinë e tyre, përpara se Gomez të shënonte për Brighton në minutën e 64-të.
Londinezët kështu u ngjitën në 42 pikë, ende në krye të tabelës, të ndjekur nga Manchester City, dy pikë prapa.
Liverpooli siguroi gjithashtu një fitore, duke mposhtur Ëolves 2-1 në Anfield. Në një ndeshje që e kujtoi me dashuri Diogo Jotan, një lojtar që luajti për të dy klubet, Gravenberch i kaloi Reds në epërsi në minutën e 41-të, me asist nga Frimpong. Një minutë më vonë, Ëirtz shënoi golin e tij të parë në Premier League për të dyfishuar epërsinë për ekipin vendas, ndërsa Bueno shënoi për Wolves në minutën e 52-të.
Ndërkohë, Brentford mposhti Bournemouth 4-1 falë një tregolëshi nga një Schade fenomenal (7′, 51′ dhe 96′) dhe një autogoli nga Petrovic (39′). Goditja e Semenyos (75′) nuk ishte e mjaftueshme për Bournemouth.
Fulham fitoi derbin e Londrës kundër West Ham me rezultatin 1-0 në London Stadium me finalizimin me kokë të Jimenez në minutën e 85-të. Burnley dhe Everton mbetën të mbërthyer në shifrat 0-0 në Turf Moor.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



