Arsimi profesional në Durrës – Shkolla “Beqir Çela” hapi dyert për nxënësit e shkollave 9-vjeçare

Aktualitet | 2 vite më parë

Shkolla e mesme profesionale “Beqir Çela” në Durrës hapi dyert  për nxënësit e shkollave 9-vjeçare, për t’i njohur ata nga afër me laboratorët dhe ambientet e saj, ku aktualisht mësojnë mbi 1200 gjimnazistë. Orientimi i të rinjve drejt arsimit profesional mund të shërbejë si një garanci më shumë për të përvetësuar një profesion mjaft të kërkuar në tregun e punës.

“Si çdo vit është bërë traditë në shkollën profesionale “Beqir Çela” duke organizuar ditën e hapur si një ditë ku ne paraqesim projektet e bëra nga nxënësit e shkollës”, u shpreh Fatmir Merkuri, Drejtor i Shkollës “Beqir Çela”.

Nxënësit e vlerësojnë shkollën dhe degët që kanë zgjedhur. Vizitorët mund të shihnin nga afër shumë nga projektet dhe punimet më të mira të nxënësve të kësaj shkolle, realizuar gjatë vitit të fundit.

E njohur si një nga shkollat më të mira profesionale në shkallë vendi, “Beqir Çela” synon të kthehet së shpejti në një kampus të arsimit profesional. Me 5 degët që ofron, shkolla përgatit gjatë viteve të shkollimit dhe praktikave profesionale në biznese, zanatçinjtë e së ardhmes.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme