Arti një përpjekje për të mos u çmendur, Rama prezanton ekspozitën me skulptura bronzi në Berlin
Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, sapo ka prezantuar në Berlin një ekspozitë me skulptura bronzi të krijuara nga printime 3D, raporton prestigjozja spanjolle El Pais.
Në artikullin e kësaj të përditshme rrëfethet rrugëtimi politik i Edi Ramës nga ministri i kulturës, kryetari i bashkisë së kryeqytetit dhe më pas kryeministri i Shqipërisë që prej vitit 2013, gërshetuar kjo edhe me pasionin e tij për artin.
Vetë kryeministri ka rrëfyer në intervistën e tij mënyrën se si krijon vepra arti duke theksuar se arti është një përpjekje për të mos u çmendur, sepse politika sipas tij mund të jetë një çmenduri.
Në artikull theksohet se ekspozita evokon transformimin e praktikës artistike të Ramës, një kalim nga piktura drejt skulpturave.
Siç zbulon vetë autori Rama, të gjitha këto vepra vijnë nga pikturat e tij të mëparshme, të cilat janë shndërruar në skulptura.
Me anë të inteligjencës artificiale ka krijuar një model dixhital dhe prej tij janë realizuar një printim 3D.
Kryeministri vlerëson se sipas tij qëllimi i artit nuk është të ndryshojë botën.
Ai duhet të ndryshojë këndvështrimin e njerëzve dhe të krijojë një hapësirë ku ata të mund të përpunojnë idetë e tyre dhe të përparojnë.
Nuk ka mision të ndalojë luftrat apo të lëshojë dënime dhe nuk duhet të ofrojë zgjidhje që i takojnë politikës.
Përzierja e të dyja fushave është e tmerrshme, nënvizon Rama për prestigjozën spanjolle.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




