Artizania e glikove dhe rakisë – Fatjona Merko promovon produktet në zonën e Leklit

Me shpalljen e Vjosës Park Kombëtarë dhe me zhvillimin që po merr turizmi shumë familje dhe biznese po mundohen ta shfrytëzojnë këtë mundësi në rritjen ekonomike vetjake dhe lokale.
Nga interesi që shfaqnin herë pas here të huajt për produktet artizanale vendase Fatjona Merko vendosi që të ngrinte një tendë në anë të aksit rrugorë Ura e Leklit- Kelcyrë.
Ka vetëm dy muaj që është përqendruar në këtë pikë por shprehet e kënaqur me punën dhe vlerësimet që merr herë pas here nga udhëtarët që provojnë glikotë, mjaltin, rakinë etj.
Fatjona Merko duke promovuar produktet në zonën e Leklit, tha për RTSH se produktet artizanale të zonës janë të përgatitura me shumë kujdes nga ajo vetë dhe vlerësimet e marra nga ajo vetë nga udhëtarët që provojnë glikot, mjaltin dhe rakinë më bëjnë që të vazhdojë më tej këtë aktivitet.
“Kënaqësia ime është që këto produktet që servirë i shijojnë turistët dhe vendasit”.
Fatjona tregon se cila ishte shtysa që I bëri atë dhe të shoqin që të ngrinin një tendë në anë të rrugës, duke shtuar se, “produktet artizanale të zonës janë përgatitura me shumë kujdes nga ana e saj dhe se vlerësimet e marra nga udhëtarët që ndalen dhe provojnë glikotë, mjaltin dhe rakinë na bëjnë të vazhdojmë më tej”.
Gazetare RTSH Gjirokastër, LEONIDA KOÇIU
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




