Aryna Sabalenka, “mbretëresha” e re e US Open

Sporte të tjera | 2 vite më parë

Aryna Sabalenka është “mbretëresha” e re e US Open. Për herë të parë kampione në Nju Jork, bjellorusia mundi amerikanen Jessica Pegula, n. 6 në botë, 2-0 (7-5, 7-5) në më pak se dy orë lojë.

Një ndeshje e diktuar nga tensioni nga të dyja palët, e menaxhuar më mirë nga Sabalenka, duke fituar kështu Grand Slamin e tretë të karrierës së saj dhe të dytin sezonal pas Australian Open.

Aryna Sabalenka çlirohet dhe kompenson humbjen e vitit të kaluar, kur Coco Gauff e mposhti në finalen e US Open. Skenari rrezikon të përsëritet kundër Jessica Pegula, e cila nuk dorëzohet dhe rrezikon të përmbysë parashikimet, por në fund është Sabalenka ajo që feston.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme