As gara me motorë në Rusi

Moto GP | 5 vite më parë

Federata Ndërkombëtare e Motoçiklizmit ka përjashtuar të gjitha skuadrat, pilotët, menaxherët dhe pjesëtarët e tjerë të çdo pozicioni që vijnë nga Rusia dhe Bjellorusia, pas luftës në Ukrainës. Pas FIA-s, Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit, edhe FIM ka marrë vendimin drastik duke ndaluar të gjithë pjesëtarët e garave me motora, që vijnë nga këto dy shtete, të marrin pjesë në çdo kategori garash me motora.

Federata është mbledhur me urgjencë, e duke ndjekurudhëzimet e CIO-s, Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, ka marrë vendimin drastik për të përjashtuar nga të gjitha garat me motorë, të gjithë anëtarët e skuadrave që vijnë nga Rusia dhe Bjellorusia.

Gjithashtu janë pezulluar me efekt të menjëhershëm të gjitha aktivitetet që ishin programuar për t’u zhvilluar në Ukrainë, Rusi dhe Bjellorusi. Të gjitha këto masa do të mbesin në fuqi, deri në një vendim tjetër, në varësi të rrjedhës së ngjarjeve të luftës së ndarëmarrë nga Rusia në Ukrainë.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme