Asani shënon gol në Ligën e Kampioneve të Azisë

Nuk u grumbullua me skuadrën kombëtare për ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve, por Jasir Asani vazhdon që të shënojë me fanellën e Esteghlalit.
Sulmuesi shqiptar ka gjetur rrugën e rrjetës në Ligën e Kampioneve të Azisë, turneun e tij të preferuar, mbrëmjen e sotme në transfertën ndaj Al Gharafas.
Ky është goli i dytë për 31-vjeçarin në po aq ndeshje të luajtura në Grupin A të Champions League.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




