Asllani nuk bind drejtuesit e Torinos, mesfushori shqiptar drejt rikthimit tek Interi

Futboll Bota | 10 muaj më parë

Konfirmimi ka ardhur pas një njoftimi paraprak nga “ToroGoal”: Torino po shqyrton përfundimin e kontratës së huazimit të Kristjan Asllanit para kohe.

Mesfushori shqiptar, i cili deri më tani nuk ka bindur pavarësisht 15 paraqitjeve (shumë prej tyre si titullar), nuk do të thirret për ndeshjen e sotme kundër Veronës dhe mund të kthehet tek Interi, klub që zotëron kartonin e tij, pas vetëm gjashtë muajsh.

Asllani, i cili u kërkua gjithashtu nga Bologna me një kontratë të përhershme përpara se të bashkohej me Torinon, mbërriti në verë në një huazim prej 1.5 milion eurosh me një opsion blerjeje të vendosur në 11.5 milion euro.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme