“Asnjë polic i plagosur në protestë”, Koçiu i përgjigjet Berishës: Gënjeshtar patologjik!

Politikë | 9 muaj më parë

Në një debat janë përfshirë Ministrja e Brendshme Albana Koçiu dhe kreu i PD-së, Sali Berisha, pasi ky i fundit deklaroi në foltoren e Kuvendit se asnjë polic nuk u plagos gjatë protestës së opozitës më 10 shkurt.  

“Shkova në urgjencë. Kishin dalë në komunikatë se janë 17 policë të plagosur, asnjë. Nxirrni një gërvishtje, një plagosje, gënjeshtarë. I gjuajtët6 me plumba gome në kokë, me snajper protestuesit. Të rinjtë janë tmerri juaj. Prisni se është fillimi, ata do tju groposin ju”, tha Berisha.

Koçiu iu përgjigj duke iu drejtuar si “gënjeshtar patologjik”, teksa akuzoi se protestuesit ishin porositur për të dhunuar efektivët e  policisë.

“Je gënjeshtar patologjik, përveç se je dhunues dhe porositës i dhunës dhe derdhjes së gjakut, mbyll edhe sytë dhe gënjen. Si nuk të vjen zor. Shkove në spital, pse nuk i takove policët. Policët u dhunuan sepse u porositë dhunë në protestë. Të kesh turp që vjen këtu dhe në vend që të kërkosh ndjesë dhe të distancohesh nga dhuna që u ushtrua ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit, vjen këtu dhe thua ‘asnjë polic nuk u dhunua’. Nuk ke marrë drejtësi deri më sot, por shpirtrave të atyre që ke dhunuar dhe vrarë nuk u shpëton dot”, u shpreh Ministrja.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme