Asnjë problematikë nga reshjet në Gjirokastër – Ekipet e mirëmbajtjes punojnë për sezonin dimëror

Sociale | 2 vite më parë

Reshjet e shiut të rëna 24 oret e fundit në qarkun e Gjirokastrës nuk kanë shkaktuar problematika madhore në rrugët nacionale. Sipas inxhinierit të Autoritetit Rrugor Jugor Aristotel Noni ,të gjitha akset rrugore kanë mbetur të kalueshme dhe situata është monitoruar në vazhdimësi për të siguruar qarkullim normal.

Ekipet e mirëmbajtjes gjatë kësaj përudhe  janë në gatishmëri ti paraprirë sezonit dimëror ku përparësi ka edhe aksi i ri rrugorë Kardhiq Delvine. Drejtuesit e mjeteve këshillohen të jenë të kujdesshëm për shkak të lagështisë së lartë në rrugë.

Gazetare: Nermin Spahiu

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme