Aston Villa, Emery: Nuk ka drita në qendrën tonë sportive, duam

Trajneri i Aston Villas, Unai Emery, ka dhënë një intervistë të gjatë për TVE, në të cilën ka analizuar rrugën e tij në Angli: “Të gjithë brenda klubit po shkojmë në të njëjtin drejtim. Unë jam në krye të një projekti, bashkë me Damià, Monchi dhe të gjithë trajnerët që përpiqemi të mbulojmë sa më shumë gjëra të jetë e mundur. Unë jam ai që i bashkoj pjesët, ne mund të kombinojmë objektivat e përballjes me sfidat në Evropë me nevojat e Premier League”.
Për Emery-n, megjithatë, nuk është gjithçka si duhet, ka edhe disa aspekte për t’u përmirësuar: “Kur largoheni nga vendi juaj, ndryshon gjithçka: ushqimi, koha… Këtu në Angli është e vështirë të stërvitesh pasdite dhe në në fakt në këtë qendër sportive nuk ka drita për të ndriçuar fushat, por ne duam t’i instalojmë sepse, sidomos tani me Champions League, duhet të stërvitemi në orën 17:00, 18:00 dhe në dimër këtu errësohet në orën 15:30”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




