Aston Villa, “viktima” e preferuar e Giroud. Mbreti i golave

Pavarësisht barazimit 1-1 mes Chelsea dhe Aston Villa, ndeshja e pasdites së sotme në “Stamford Bridge” , solli statistika të rëndësishme për Oliver Giroud, autorin e golit të avantazhit për Blutë e Londrës, që më pas u barazua nga El-Ghazi.
Ish-sulmuesi i Arsenalit ka shënuar në çdo rast në shtatë paraqitjet e fundit në Premier kundër Villains, ndërsa goli sotëm ishte i nënti në këtë sezon. Kundër asnjë ekipi tjetër Giroud nuk ka shënuar më shumë gola në Premier League sesa kundër Aston Villa.
Një statistikë tjetër e rëndësishme për qendërsulmuesin e skuadrës londinez, i cili që nga debutimi i tij në Premier League në gusht 2012 ka shënuar më shumë gola me kokë se çdo lojtar tjetër në kompeticion (32). Statistikat u publikuan nga OPTA.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




