Atlanta në suksesin e pestë radhazi, Milwuakee bie

Basketboll | 5 vite më parë

Kanë qenë 10 ndeshjet e natës së NBA me Atlanta Haëks të cilët vazhdojnë momentin e mirë duke fituar ndeshjen e pestë radhazi. Në State Farm Arena gjithçka ishte e lehtë për vendasit, të cilët mundën Kings 121-104 me një paraqitje mbresëlënëse të Trae Young (17 pikë dhe 10 asistime) dhe 70 pikë nga stoli me 18 nga Bogdanoviç.

Për Danilo Gallinarin vetëm 7 pikë në 23′. Rezultati surprizues i mbrëmjes erdhi në Cleveland me Cavaliers që mposhtin kampionët në fuqi të Milwaukee Bucks 115-99 falë 48 pikëve të kombinuara, të ardhura nga pankina, të Kevin Love (25 pikë) dhe Cedi Osman (23 pikë).

REZULTATET

NBA
27/01 2022
 

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme