Atletja gjermane vrapoi shtatëzënë 5km në 17:31 minuta

Sporte të tjera | 4 vite më parë

“Jam shtatëzënë jo e sëmurë”. Gesa Krause, kampionia gjermane e atletikës, është duke rrealizuar diçka që jo shumë atlete munden të bëjnë. Ajo do të bëhët nënë por në të njëjtën kohë dëshiron të qëndrojë gati për garat që e presin pas pak muajsh.

Pak ditë më parë, tre herë fituesja e medaljeve të arta në Olimpiadë dhe dy herë kampionia e Europës në garën e 3000 metrave me pengesa, ka qenë protagoniste e garës që mbahet çdo vit në këtë peridhë në qytetin e Trier.

30-vjeçarja u rendit e 20 në garën e 5000 metrave me kohën e 17 minutave e 13 sekondave. Pjesëmarrja e saj në këtë garë habiti të pranishmit, të cilët në fund përfituan nga rasti të bënin fotografi me kampionen.

“Po mundohem që të tregoj se sporti mund të lidhet mjaft mirë me këtë fazë të jetës që po kaloj unë. Nuk prisja kurrë që të vrapoja kaq fort në javën e 22-të të shtatzënisë”, tha Krause.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme