Australia ndjek Mesin në dhomën e zhveshjes për një arsye, tërbohen

Eliminimi në raundin e dytë të Kupës së Botës përballë Argjentinës nuk është turp për Australinë, e cila bëri që edhe ‘Selección’ të djersijë në ndeshjen e fituar 2-1 dhe të zhbllokuar nga një perlë nga Leo Messi. Një provë, ajo e Socceros, e cila bëri krenarë fansat, të cilëve megjithatë nuk u pëlqeu një skenë pas ndeshjes, u përjetësua në një video që u bë shumë shpejt virale në rrjetet sociale.
Ajo që ndodhi në tunelin që çon në dhomat e zhveshjes së stadiumit ‘Ahmed bin Ali’ në Al Rayyan, ku disa futbollistë australianë ndaluan Messin për të bërë një selfie me të, tërboi popullin australian. Një kujtim i veçantë dhe një moment për t’u treguar nipërve, edhe nëse momenti për të pozuar nuk ishte ndoshta më i miri, me buzëqeshjet për ‘trofeun’ special të fituar në atë përplasje me eliminimin nga Kupa e Botës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



