Australia planifikon të kufizojë shitjet e cigareve elektronike vetëm në farmaci

Botë | 2 vite më parë

Australia planifikon të nxjerrë si të jashtëligjshme shitjen e cigareve elektronike jashtë farmacive nga java e ardhshme, nën disa nga kufizimet më të ashpra.

Qeveria kishte arritur një kompromis me partinë e vogël të të Gjelbërve për të vendosur kufizime të ligjshme përmes Senatit këtë javë, tha Ministri i Shëndetësisë, Mark Butler.

“Ligjet tona lider në botë do t’i kthejnë cigaret elektronike si produkte terapeutike për të ndihmuar duhanpirësit të largojnë këtë zakon,” tha Butler në një deklaratë.

Nga e hëna e javës së ardhshme, do të jetë e paligjshme furnizimi, prodhimi, importimi ose shitja e një cigareje elektronike jashtë një farmacie në Australi. Ndalimi vlen për të gjitha, pavarësisht nëse përmbajnë nikotinë./ apnews

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme