Australian Open, kalon Djokoviç, eleminohet Ruud e Fritz

Jo pa vështirësi Novak Djokoviç arriti që të kualifikohej sot për në turin e tretë të Australian Open. Serbi mundi në katër sete francezin Enzo Couacaud, i cili është numri 191 në renditjen ATP. Ndeshja që zgjati më shumë se tre orë (6-1, 6-7, 6-2, 6-0) shqetësoi shumë tifozët e serbit, i cili në setin e dytë u ndal pasi kërkoi ndihmën mjekësore për një problem në kofshën e majtë. Në turin e tretë serbin e pret Dimitrov.
E enjtja ishte ditë e mallkuar për shumë emra të njohur të tenisit. Pas Rafa Nadal, Melburnit i dha lamtumirën edhe Casper Ruud (u mund nga amerikani Jenson Brooksby në katër sete: 6-3, 7-5, 6-7, 6-2). Norvegjezi u frenua nga prbleme në muskujt e barkut ndërsa rivali i tij ishte autor i një prove të mirë.
Ndërkohë që surprizë ishte edhe eleminimi i Taylor Fritz. Ky i fundit u mposht nga asutraliani Alexei Popyrin, i cili arriti të bëjë mrekullinë falë mbështetjes të publikut duke fituar një ndeshje që zgjati plot 4 orë në “John Cain Arena”.
Po sot u largua edhe Alexander Zverev, i cili u mund nga amerikani Michael Mmoh.
Rrezultatet Australian Open (meshkuj):
Brooksby-Ruud 6-3 7-5 6-7(4) 6-2
Rublev-Ruusuvuori 6-2 6-4 6-7(2) 6-3
Mmoh-Zverev 6-7(1) 6-4 6-3 6-2
Fritz-Popyrin 7-6(4) 6-7(2) 4-6 7-6(8) 2-6
Cressy-Rune 5-7 4-6 4-6
Couacaud-Djokovic 1-6 7-6(5) 2-6 0-6
Murray-Kokkinakis (po luhet)
Rrezultatet Australian Open (femra):
Sabalenka-Rodgers 6-3 6-1
Volynets-Kudermetova 6-4 2-6 6-2
Putintseva-Pliskova 0-6 5-7
Fernandez-Garcia 6-7(5) 5-7
Liu-Bencic 6-7(3) 3-6
Vondrousova-Jabeur (po luhet)
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




