Australian Open, largohet një tjetër pretendent

Nata e Melburnit largoi një tjetër yll të tenisit. Për Daniil Medvedev ishte fatal dueli me Sebastian Korda, i cili e mposhti me shifrat 7-6 6-3 7-6.
Tenisti rus, i cili ishte finalist i turneut në dy edicionet e fundit, këtë herë u thye në turin e tretë duke i bërë “shoqëri” yjeve të larguar më parë si Nadal, Zverev, Ruud dhe Berrettini.
Për rusin takimi ishte parashikuar i vështirë pasi përballej me një tenist si Korda, i cili është njëri nga lojtarët më në formë të turneut pasi në Adelaide eleminoi Jannik Sinner-in si dhe i kishte hapur mjaft punë Djokovicc-it në finale.
Sa i përket serbit tashmë rruga drejt titullit është e hapur. E vetmja pengesë mund të jetë dëmtimi që pësoi në kofshën e majtë në ndeshjen e fundit që zhvilloi në Australian Open.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




