Australian Open vetëm për të vaksinuarit, Djokovic: Nuk e di…

Novak Djokovic mund t’i duhet të heqë dorë nga Grand Slam menjëherë pasi kryeministri i shtetit të Victoria -s e ka bërë zyrtare që vetëm tenistët e vaksinuar do të marrin pjesë në Australian Open. “E vërteta është se nuk e di nëse do të luaj, situata nuk është aspak e mirë. Vendimi përfundimtar do të merret në dy ose tre javë”, tha numri 1 në botë në një intervistë për të përditshmen serbe, Blic.
“Më duket e tmerrshme që shoqëria gjykon në bazë të një vaksine – vazhdon intervista me kampionin serb, i cili ka qenë gjithmonë skeptik në lidhje me vaksinat -. Unë nuk dua të marr pjesë në një luftë që media po e nxit. Prandaj nuk do të zbuloj nëse jam vaksinuar apo jo”.
Australia është një nga vendet që ka zbatuar kufizimet më të mëdha për luftën kundër Covid-19 dhe nuk është e gatshme të lëshojë terren duke bërë përjashtime. “Unë nuk mendoj se një tenist i pavaksinuar do të marrë një vizë për të hyrë në këtë vend – shtoi Kryeministri i Shtetit të Victoria, Daniel Andreës. – Virusit nuk i intereson se cili është renditja juaj e tenisit ose sa Grand Slam keni fituar”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




