Australian Open, Xhokoviç do të mungojë

Sporte të tjera | 5 vite më parë

Zbehen shanset për të parë Novak Djokovic në Australian Open ku i duhet të mbrojë titullin e fituar në fillim të këtij viti. Për shkak të kushteve të vendosura nga organizatorët të cilë nuk do të lejojnë pjesëmarrjen e tenistëve të pavaksinuar, numri 1 i Botës ka vendosur të mos dorëzohet duke i shkuar deri në fund bindjes së tij. “Është e drejtë e gjithsecilit të vaksinohet ose jo. Të gjithë kanë të drejtë të vendosin për shëndetin e tyre. Novak po shantazhohet për të mos luajtur në Australian Open. Në këtë situatë, nuk besoj se ai do të pranojë të luajë”, shprehet babai i tenistit serb në një intervistë dhënë për një televizion në vendin e tij.

Nole ka triumfuar 9 herë në Australian Open duke vendosur një rekord ndërsa në garën për numrin më të madh të trofeve grand slam ai kryeson bashkë me Federer e Nadal me nga 20. Spanjolli ndërkohë ka bërë me dije se do të marrë pjesë në turneun e Melburnit që zhvillohet në datat 17-30 janar, ndërsa zvicerani nuk është rikuperuar ende nga dëmtimi dhe do të rikthehet vetëm gjatë muajve të verës. Drejtori i Australian Open,  Craig Tiley ka deklaruar se 85 % e tenistëve profesionistë janë vaksinuar dhe shpreson që kjo shifër të shkojë deri në 95 % në momentin e evenimentit ku as tifozët nuk mund të ndjekin ndeshjet nga shkallët kompleksit nëse nuk do të zotërojnë pasaportën e gjelbër.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme