Avokati i popullit kërkon minimumin jetik, Shabani, askush s’mund të jetojë pa 220 euro në muaj
Minimumi etik mbetet një borxh i vjetër social i shtetit shqiptar, i cili duhet të miratohet sa më parë nga Kuvendi.
Ishte kjo deklarata e avokatit të popullit në raportimin e tij përballë komisionit për të drejtat e njeriut dhe mjetet e informimit për vitin 2025.
“Sipas llogaritjeve të vetë institucionit tonë në bashkëpunim me Instatin, ky minimum sot do të ishte rreth 22.300 në muaj për frymë.”
Shabani vlerësoi rritjen e pagës minimale dhe pensioneve, por u shpreh se kjo vazhdon të mbetet një masë e pjesshme për sa kohë nuk kemi një prag ligjor të minimumit jetik.
“Shqipëria vijon të jetë i vetmi vend në rajon që nuk ka miratuar ligjin për një minimum jetik. Realiteti i mbrojtjes sociale flet vetë, ku ne ende kemi pensione me 9–10.000 lekë dhe ndihmë ekonomike 9.000 lekë në muaj. Pra më pak se gjysma e minimumit që nuk kemi llogaritur,” tha ai.
Në përfundim të raportimit Endri Shabani kërkoi Kuvendit shqyrtimin e projektligjit të ri organik për avokatin e popullit duke kërkuar zgjerimin e mandatit të veprimit edhe në sektorin privat.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




