Avokati i Popullit merr pjesë në Forumin e Nivelit të Lartë të Këshillit të Evropës në Strasburg

Avokati i Popullit, Endri Shabani po merr pjesë në edicionin e dytë të Forumit të Nivelit të Lartë të Këshillit të Evropës, i njohur si “CoE ON Forum”, ku marrin pjesë Ombudsmanët dhe Institucionet Kombëtare për të Drejtat e Njeriut.
Ky aktivitet dyditor zhvillohet në ambientet e Këshillit të Evropës në Strasburg dhe organizohet në bashkëpunim me Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Takimi i këtij viti është pjesë e “Paktit të Ri Demokratik për Evropën” dhe trajton rolin thelbësor të Ombudsmanëve në mbrojtjen e demokracisë.
Disa nga temat kryesore ku po kontribuon delegacioni shqiptar përfshijnë mbrojtjen e proceseve demokratike, ku përfshihet adresimi i ndërhyrjeve të huaja dhe ruajtja e ekuilibrit mes pushteteve.
Liritë themelore, ku përfshihet përforcimi i lidhjes mes të drejtave të njeriut dhe stabilitetit demokratik, me fokus te liria e shprehjes dhe e tubimit.
Si dhe dorcimi i institucioneve, ku përfshihet ndërveprimi i praktikave më të mira për të garantuar që institucionet e pavarura të mbrojnë qytetarët dhe të respektojnë sundimin e ligjit.
Gjatë këtyre dy ditëve, Avokati i Popullit do të zhvillojë takime të nivelit të lartë me përfaqësues të Këshillit të Evropës dhe të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ).
Pjesëmarrja në këtë Forum rikonfirmon angazhimin e Shqipërisë për të harmonizuar standardet kombëtare të mbrojtjes së të drejtave të njeriut me ato evropiane, veçanërisht në një periudhë sfidash globale për demokracinë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




