Azerbajxhani publikon shifër të re të ushtarëve të vrarë

Botë | 6 vite më parë

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi të hënën se numri i ushtarëve të rënë gjatë luftimeve në konfliktin e Nagorno-Karabakut ka shkuar në 2.802.

Shifra e re u publikua pasi autoritetet i gjetën dhe i identifikuan trupat e disa ushtarëve të zhdukur, shkruan Anadolu, transmeton Gazeta Express.

Kjo ministri më parë kishte njoftuar se numri i ushtarëve të vrarë është 2.783. Autoritetet ende janë duke e vazhduar punën për identifikimin e mbi 60 ushtarëve të rënë, ndërsa 40 të tjerë ende janë të zhdukur.

Luftimet mes ushtrisë azere dhe forcave etnike armene, të përkrahura nga Armenia, në Nagorno-Karabak dhe distriktet përreth tij  shpërtheu më 27 shtator dhe u ndërprenë përmes një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Rusia më 10 nëntor.

Numër të madh të ushtarëve të vrarë ka raportuar edhe pala tjetër e konfliktit. Sipas të dhënave zyrtare, në konflikt janë vrarë 2.996 ushtarë armenë.

Marrëveshja e armëpushimit është festuar si fitore në Azerbajxhan, ndërsa për të ka pasur protesta masive në Armeni.

Sipas kushteve të marrëveshjes, Azerbajxhani do t’i mbajë nën kontroll të gjitha territoret e fituara gjatë luftimeve.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme