Bajern-Bajer i besohet përsëri Felix Zwayer

Ndeshja e vitit në Gjermani, ajo mes Bajern Mynih dhe Bajer Leverkusen, e cila do të luhet të shtunën në orën 18:30, i është besuar përsëri arbitrit nga Berlini Felix Zwayer.
Emri i 43-vjeçarit nuk është i ri në këtë duel pasi ai ka qenë kryesori i ndeshjes të luajtur në muajin shkurt kur Bajeri mundi në Leverkusen Bajernin me shifrat e thella 3-0.
Në muajt e fundit arbitri është krituar shpesh herë për vendimet, të cilat i ka marrë në fushë. Por ky fakt nuk e pengoi që të gjykonte katër ndeshje në “Euro 2024”. Mes tyre ishte edhe gjymsëfinalja mes Anglisë dhe Holandës.
Të shtunën e kaluar arbitrit iu besua ndeshja mes Al-Wasl dhe Al-Nasr (3:1) në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




