Bajerni kundër arbitrit Pinheiro, dy episode në pjesën e parë tërbuan gjermanët

UEFA Champions League | 6 muaj më parë

Dy episode të pjesës së parë në “Allianz Arena” kanë shkaktuar protesta të të forta nga lojtarët e Bajern Mynih. Gjermanët barazuan 1-1 me PSG dhe u eliminuan nga Championsi, pasi ndeshja e parë ishte mbyllur 5-4 në favor të franeczëve.

Në shënjestrën e klubit bavarez gjatë dhe pas ndeshjes ishte arbitri portugez Pinheiro, për shkak të dy momenteve shumë të diskutueshme.

Në minutën e 29-të mbrojtësi portugez i PSG, Nuno Mendes, i ndëshkuar më parë me karton të verdhë, ndërpret një aksion të gjermanëve duke prekur topin me dorë. Arbitri Joao Pinheiro sinjalizon se më parë kishte një prekje topi me dorë të Laimer dhe akordon goditje dënimi në favor të francezëve.

Pak minuta më pas Vitinha, në zonën e rreptësisë, largon topin që preket nga Joao Neves me dorën e majtë të hapur, me shumë mundësi për të mbrojtur fytyrën. Arbitri portugez nuk e gjykon një gjest të ndëshkueshëm me penallti dhe vazhdon lojën. Në VAR ishte italiani Di Bello dhe ky moment është kontestuar fuqishëm nga bavarezët.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme