Balla: Iniciativa për shkarkimin e Presidentit, nevojë për të çliruar Presidencën nga pengmarrja!

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla tha sot se Iniciativa e marrë për shkarkimin e Presidentit ka ardhur si nevojë për ta çliruar nga një pengmarrje dhe abuzimi nga presidenti aktual. “Ajo që është e nevojshme dhe që duhet të kuptojmë është se PS nuk e ka nisur procedurën e shkarkimit të Presidentit aktual si nevojë për të pasur një përfaqësues të vetin në institucionin e Presidencës, por iniciativa për shkarkim ka ardhur si nevojë për të çliruar presidencën nga një pengmarrje., tha Balla duke theksuar se legjislatura e re pritet të nisë më 9 shtator dhe se ajo do të karakterizohet nga një dialog konstruktiv opozitë-mazhorancë. “Procedura për zgjedhjet e presidentit të ri do kërkojë kohën e vet, dhe pse jo të jetë pjesë e një pakete bashkëpunimi me opozitën e re, që do të rikthehet në Kuvend më 9 shtator. Me opozitën e legjislaturës së re do të kemi mundësi që këto çështje t’i adresojmë së bashku.” tha Balla
Më 28 maj, komisioni hetimor miratoi raportin për shkarkimin e presidentit, sipas të cilit u konstatuan 16 shkelje që kreu i shtetit kishte bërë.
Për të shkarkuar kreun e shtetit, mazhoranca, sipas nenit 88 të Kushtetutës, duhet të ketë jo me pak 94 vota. Seanca për shqyrtimin dhe votimin e raportit të Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta do të mbahet më 9 Qershor.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




