Balla prezanton bashkëpunimin e ri: Juristi Erion Begaj i bashkohet ekipit për çështjet e diasporës

Aktualitet | 11 muaj më parë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Drejtuesi Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla ka bërë publik sot një bashkëpunim të ri në fushën e çështjeve të diasporës. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Balla informoi se juristi dhe aktivisti i njohur i diasporës shqiptare në Itali, Erion Begaj, do të angazhohet si këshilltar.

“Erion Begaj është një nga aktivistët më të zëshëm të diasporës shqiptare në Itali dhe një jurist me eksperiencë të gjatë profesionale. Prej sot Erioni do të bashkëpunojë me ne në këshillimin për çështjet e diasporës”, shkroi Balla në rrjete sociale.

Erion Begaj, i cili jeton në Parma është edhe një sipërmarrës shqiptar në Itali, pasi ka themeluar dhe drejton një kompani për konsulenca pune.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme