Balluku njofton hapjen e programit të punësimit për profesionistët e rinj në industrinë e naftës

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, njoftoi sot hapjen e programit të punësimit për profesionistët e rinj për vitin 2025.
Zëvendëskryeministrja vlerëson se është një iniciativë e rëndësishme që synon të ofrojë mundësi punësimi për të diplomuarit e rinj në sektorin e naftës dhe gazit.
Duke i bërë thirrje të rinjve që të aplikojnë dhe të përfitojnë nga kjo mundësi, Balluku shprehet se, duhet fituar përvojë dhe për të kontribuar në zhvillimin e industrisë së naftës në Shqipëri.
“Një mundësi e shkëlqyer për të gjithë të diplomuarit në vitet e fundit të cilët duan të kontribuojnë profesionalisht në industrinë e naftës. Bashkohuni me ALBPETROL pranë Qendrave të Prodhimit të Naftës në Fier, Kuçovë dhe Gorisht.”-shkruan Balluku në rrjetet sociale.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



