Banka e parë digjitale, hap i ri për sistemin bankar – Radonshiqi: ul kostot dhe rrit aksesin

Ekonomi | 9 muaj më parë

Hyrja e bankës së parë digjitale në tregun financiar shqiptar përbën një risi të rëndësishme për sistemin bankar, duke shënuar një hap drejt modernizimit të shërbimeve financiare dhe përafrimit me standardet evropiane.

Përmes platformave elektronike, qytetarët do të kenë akses në shërbime bazë dhe të avancuara.

“Banka dixhitale është një risi në treg , jo se nuk e ofrojnë bankat e tjera por banka digjitale është tërsisht digjitale që do të thotë kursim kohe për klientin, një siguri e madhe , një qasje inovatore në sistemin bankar. Kjo do të ndihmojë dhe bankat e tjera tregtare ti përafrohen në shërbimin digjitale bankës digjitale.”

Ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi, thekson se kjo risi vjen në kuadër të standardizimit të shërbimeve bankare dhe elektronike. Sipas saj, digjitalizimi ndihmon në uljen e kostove dhe shmangien e procedurave burokratike.

“Për ekonominë shqiptare, banka digjitale sjell risi së pari. Së dyti për klientët sjell transaksione më të ulta, siguri, dhe kursim kohe. Qytetarët duhet të kenë një edukim më të madh financiar për mënyrën se si përdorët kjo bankë digjitale”

Ky zhvillim pritet të rrisë transparencën dhe besueshmërinë në sistemin bankar. Gjithashtu, banka digjitale u vjen në ndihmë edhe zonave më të largëta, ku shërbimet fizike janë të kufizuara. Institucionet financiare synojnë që përmes kësaj risi të përmirësojnë ndjeshëm përvojën e çdo qytetari.

Gazetare: Bjolanda Cuku

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme