Banorët e Vuklit kundër ndërtimit të HEC-it në lumin Cem, kërkojnë garanci se nuk do të dëmtohet zona

Aktualitet | 2 muaj më parë

Banorët e Vuklit në Malësinë e Madhe janë ngritur në protestë, teksa shprehin shqetësimin e tyre se në Cem të Kelmendit është vendosur ndërtimi i një HEC-i. Ata kanë kërkuar konsultime dhe dëgjesa me komunitetin.

Prej ditësh në zonë janë parë makineri të mëdha që kalojnë me materiale, gjë e cila ka rritur frikën e tyre se punimet janë gati.

Ndërtimi i një HEC-i do të sillte degradimin e tokave bujqësore dhe banesave, pasi, sipas banorëve, ekziston rreziku që devijimi dhe menaxhimi i ujërave të shkaktojë përmbytje në zonë.

Banorët kërkojnë transparencë mbi projektin, dokumentacionin dhe lejet përkatëse.

Ndërkohë që deri më tani nuk ka një përgjigje zyrtare nga institucionet shtetërore në vend, nëse në Cem është hartuar ndërtimi i një HEC-i apo jo.

Gazetare: M. Gjoni      

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme