Barazim mes polemikash, nuk ka fitues në Elbasani-Tirana

Një penallti e dhënë për Elbasanin nga gjyqtari Laver Alla, kontestohet ashpër nga Tirana, që braktis fushën e lojës për disa minuta. Mbyllet pa fitues në barazim 1-1 sfida në “Elbasan Arena”. Gjithçka ndodh në pjesën e dytë. Bardheblutë kalojnë të parët në avantazh me Tabeku, por vendasit barazojnë shifrat me Tsague nga pika e bardhë e penalltisë.
Elbasani dominon pjesën e parë të takimit të transmetuar në RTSH Sport, por verdheblutë nuk arrijnë të gjejnë golin. Në pjesën e dytë surprizojnë bardheblutë, që kalojnë në avantazh falë një goli të shënuar nga Tabeku.
Sfida ndizet dhe vendasit hidhen në sulm në kërkim të golit të barazimit. Gjyqtari Laver Alla akordon një 11-metërsh për verdheblutë, që kontestohet ashpër nga lojtarët dhe drejtuesit e Tiranës. Tsague shëbnon nga pika e bardhë dhe në shenjë proteste miqtë largohen nga fusha.
Pas disa minutash Tirana rikthehet në fushë. Elbasani kërkon golin e avantazhit, por nuk arrin që të realizojë. Mbyllet në barazim 1-1 ndeshja në “Elbasan Arena”.
Vendasit marrin një pikë dhe ngjiten në kuotën e 33 pikëve në vendin e dytë në klasifikim, ndërsa Tirana merr barazimin e tretë radhazi në kampionat dhe shkon në kuotën e 10 pikëve, por vazhdon të mbetet në vendin e fundit në klasifikim.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




