Barça “blindon” vendin e dytë, frikë për Araujo

Sukses i ri për Barçën, që tri ditë pas fitores ndaj Betis Sevilla, mund edhe Celtën, falë golit të Depay dhe dopietës së Aubameyang, duke forcuar më tej pozitën në vendin e dytë, që do të vlente pjesëmarrjen në Final Four të Superkupës së Spanjës. Gjatë pjesës së dytë, momente frike për Ronald Araujo, i larguar nga fusha me një ambulancë pas një përplasjeje të dhunshme me shokun e tij të skuadrës Gavi.
Të dëmtuarve Pique, Sergi Roberto, Pedri dhe Nico u bashkohet edhe Busquets i pezulluar dhe, kështu, Xavi mendohet mirë për rimodelimin e Barçës, me vetëm Frenkie de Jong dhe Gavin ë mesfushë, të mbështetur në krahë nga Dembelé në të djathtë dhe Ferran Torres në të majtë. Përpara, Depay i jep një dorë Aubameyang. Me një mesfushor profesionist më pak se zakonisht, Blaugranët arrijnë të shënojnë në minutën e 30-të me anë të Depay.
Aubameyang dyfishoi shifrat në minutën e 41-të, ndërsa kompletoi dopietën personale menjëherë me fillimin e pjesës së dytë. Aspas ngushtoi diferencën në minutën e 50-të, ndërsa tetë minuta më vonë Murillo u ndëshkua me karton të kuq duke e bërë akoma më të lehtë detyrën për katalanasit. Mbyllet 3-1.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




