Barça, Flick drejt El Clasico: Pas humbjes në Milano nuk është e lehtë

Pas humbjes në shtëpinë e Interit duke i dhënë lamtumirën Ligës së Kampionëve, Barcelona do të duhet të përballet të dielën me Real Madridin në klasiken spanjolle që është një pikë kthese vendimtare për La Ligën.
Hansi Flick foli në një konferencë shtypi për të prezantuar ndeshjen. “Ne jemi mirë, pas humbjes në Milano të gjithë e dinë që nuk është e lehtë… Por ne po i bëjmë gjërat mirë, kemi folur për atë që duam të bëjmë në këto dy javë. Janë katër ndeshje. Ne kemi shumë ndeshje për të luajtur. Lojtarët janë shumë mirë”.
“Një El Clasico është një ndeshje që lojtarët duan ta fitojnë. Jemi të fokusuar të japim gjithçka, të bëjmë mirë dhe të marrim tri pikë”.
Në garën për La Ligan – “Është titulli më i sinqertë, duhet të luash 38 ndeshje. Nëse arrin deri në fund dhe je i pari, është titulli më i ndershëm”.
Për punën e bërë pas zhgënjimit të fundit evropian – “Kemi folur për atë që ata mendojnë, ndjenjat e tyre… Duhet të flasim për këtë si grup. Të gjithë e dinë se në një El Clasico duhet të japësh 100 për qind. Duhet të jesh aktiv, intensiv, dominues… Real Madridi është një ekip i madh dhe ne kemi nevojë për tifozët”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




